Ditën e djeshme në të gjitha mediat botërore dhe në rrjet ka qarkulluar një video ku Justin shihej teksa ngrinte duart dhe u tha se po i bërtiste gruas së tij.
Këngëtari ka marrë kritika të shumta lidhur me videon dhe kjo nuk është hera e parë që ngrihen dyshime për sjellja të këqija të tij ndaj Haileyt.

Video ishte kapur pas një koncerti të këngëtarit në Las Vegas dhe për pak orë u bë virale.
Justin shihet tek flet me gjeste modelen e në pamje të parë dukej mjaft i nervozuar.
Dhe pas gjithë këtyre zërave më në fund ka reaguar vet Hailey.

24-vjeçarja ka postuar në Instastory një selfie ku shihet duke u puthur me këngëtarin, teksa e cilëson fundjavën e tyre “të mahnitshme”.
Më tej, ajo thotë se çdo gjë që ka qarkulluar është e pavërtetë.
“Duke kujtuar se sa e mahnitshme ishte fundjava e kaluar. Kalova shumë bukur e rrethuar nga kaq shumë dashuri. Çdo histori tjetër që po qarkullon është më shumë se false. Mos u ndikoni nga njerëzit negativë.”-shkruan modelja.
