E dinit? Një nga 5 këngët më të famshme që ka shkruar Ed Sheeran është për këngëtaren shqiptare!

Ed Sheeran është padiskutim një nga artistët më të mëdhenj në botë dhe jo më kot është ai që është, pasi ka punuar fort për emrin e tij.

Ai është një nga artistët që ka pushtuar për vite të tëra “playlistat” dhe “chart-et” muzikore me muzikën e tij dhe jo vetëm. Pasi Ed gjithashtu shkruan edhe për artistë të tjerë, ku padiskutim janë sukses më vete.

Së fundmi janë publikuar edhe 5 këngët HIT më të mëdha që janë shkruar nga Ed dhe gjejeni çfarë?! Një prej tyre është në bashkëpunim me një artiste shqiptare!

Bëhet fjalë për Rita Ora-n dhe këngën e saj “Your Song”, këngë kjo që theu rekorde në UK dhe ngado në botë.

Mbase shumë nga ju e dini, por ka edhe njerëz që nuk janë në djeni që Ed Sheeran dhe Rita kanë një shoqëri mjaft të mirë dhe kështu që kimia mes tyre ka bërë që bashkëpunimi i tyre të rezultonte super-HIT!