Rrezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha pas një lidhje të gjatë zyrtarisht janë të martuar.
Çifti i kanë thënë ‘’Po’’ njëri-tjetrit në një ceremony shumë private dhe goxha të veçantë.
Lidhja 17-vjeçare u kurorëzua me një dasmë të organizuar në ambientet e një anijeje në Vlorë me miq e njerëz të afërt të dyshes.
Rezarta ka ndarë pamjet e para nga kjo ditë e shënuar për të, protagoniste e së cilës ishte edhe vajza e tyre Hera.
Në një pamje tjetër, ajo ka publikuar një video të Ermalit teksa ai kërcen me mamanë e tij dhe i puth dorën. “Një princ rritet nga një mbretëreshë”, shkruan Rezarta.
Kujtojmë se Ermali i propozoi Rezartës për martesë në Dubai në janar të vitit 2019. Çifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan.