Stresi sqaron përfundimisht a është NDARË nga Kejsi! Ka dy fjalë për të dhe familjen e saj!

Marrëdhënia e Stresit me Kejsin ka qenë nga më të përfolurat e showbizit shqiptar.

E përcjell me shumë drama e ulje ngritje, raporti tyre duket se ka marr një përfundim dhe ai fatkeqsisht nuk është ai qe do të donin të dëgjonin fansat.

Në një bisedë me ndjekësit, Stresi nuk u la pa u pyetur për martesën me bukuroshen dhe reperi dha një përgjigje duke mbyllur çdo thashethem.

Ai ka treguar se janë ndarë e mesa duket nuk do të ketë më kthim pas.

Megjithatë Stresi thekson se ka shumë respekt për të dhe familjen e saj.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi.