I patë nëpër Tiranë?! Enca takohet me ish-konkurrentin e “Për’puthen”: “Ç’është ky djalë seksi”

Enca pak javë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Rakia”, ku u komentua për skenat provokuese me ish- konkurrentin e Për’Puthen, Beart Rexhepin.

Ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit sërish, ndërsa janë fotografuar së bashku në Prishtinë. Enca ka publikuar një video në InstaStory me anë të të cilës shfaqet shumë e afërt me Beartin.

“Prishtina, Tirana”, ka qenë përshkrimi i fotografisë shoqëruar edhe me një ‘emoji’ zemre.


Enca ka publikuar një video ku shihet në makinë me Beartin dhe i thotë “Ç’është ky djalë seksi”, duke sfiduar fansat nëse mund t’i gjejnë në Tiranë.