Tea Trifoni vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut dhe ndjekësve, të cilët shohin me detaje çdo gjë rreth saj.
Kështu ndodhi në postimet e saj të fundit, ku ish-konkurrentja u shfaq me bikini por njerëzve sytë iu shkuan diku tjetër, tek disa shenja në gjoksin e saj.

Të menjëhershme ishin aludimet e ndjekësve se shenjat ishin pasojë e kafshimeve.
Nuk ka vonuar shumë dhe Tea ka vendosur të sqarohet duke thënë se shenjat i ka që nga fëmijëria.

“Jo nuk jane hiceky-s njerez.. Kam qene shume femije i prapte dhe jam djegur ne nje pjese te madhe te trupit.. Prandaj kam shenja gjithandej”, tha Tea.

