Bëhuni gati! Bashkëpunimi i Melindës, Nora Istrefit dhe Gjikos e ka një datë publikimi!

Treshja fantastike po vjen së shpejti me bashkëpunim! Nora Istrefi, Gjiko dhe Melinda Ademi kanë realizuar tashmë edhe videoklipin e këngës së tyre “Caramba”, e cila tashmë e ka  ka një datë.

Nga disa pamje të zbuluara nga Gjiko gjatë xhirimeve shohim se dy këngëtaret seksi do të vijnë bombastike me look-un e tyre.

Ndërkohë sot treshja ka bërë të ditur se kjo këngë do të vijë shumë më shpejt nga ç’e prisnim. Ata kanë publikuar një pjesë të shkurtër, trailer nga videoklipi dhe ka bërë të ditur se kënga do të publikohet në 7 korrik në mesnatë.