Emocionuese! Takimi i Granit Xhakës me vajzën pas 6 javësh ka prekur të gjithë!

I angazhuar me ndeshjet e Euro 2020, Granit Xhaka qëndroi larg shtëpisë dhe familjes për javë të tëra.

Përkundër rolit të tij shumë të rëndësishëm dhe sakrificës, fatkeqësisht Zvicra nuk arriti të kualifikohet më tej dhe kështu futbollisti është rikthyer në shtëpi pranë më të dashurve të tij.

Takimi me vajzën e tij pas 6 javëve preku të gjithë dhe duhet ta shihni me patjetër.

Ka qenë bashkëshortja e Granitit, Leonita, e cila ka ndarë në rrjete sociale një video shumë emocionuese ku shihet futbollisti duke u takuar me vajzën e tij.

“U ribashkuam pas 6 javësh”, shkruan Leonita përkrah videos, ku babë e bijë përfaqojnë fort njëri-tjetrin.

Graniti dhe Leonita në prill të këtij viti janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze që e quajtën Laneya.