Rudina Dembacaj ka festuar ditëlindjen e saj të 34-të.
Aktorja e njohur së bashku me bashkëshortin e saj, Mark Frroku kanë udhëtuar drejt Capri për të festuar këtë ditë të veçantë.
Teksa ka ndarë me ndjekësit pamje nga ishulli ajo ka trazuar rrjetin me deklaratën e dhënë.
Ajo ka thënë në InstaStory se në këtë udhëtim Marku nuk është vetëm me gruan, por edhe me një shok edhe dashnoren. Sigurisht, deklarata ishte në kontekstin e shakasë por për pak sekonda ndjekësit kanë mbetur të habitur.
“Ju falenderoj pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falenderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren. Në këtë rast gruaja jam unë që i them mos pi, shoku jam unë që i tregoj çdo pjeshkë të bukur që kalon në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Capri-t”, është shprehur Rudina./afterparty.al

