Këngëtari i njohur shqiptar i lë një koment dyshues Elvanës, për të cilin PENDOHET dhe e fshiu

Elvana Gjata duket se po punon rreth një projekti të ri muzikor.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi ku shihet e kuruar dhe sipas të gjitha gjasave janë nga ndonjë set xhirimesh.

“I’m watching” është mbishkrimi që ka lënë Elvana, e cila mori komente të shumta por në sy ra ai i Yll Limanit.

Këngëtari komentoi me disa emoji sysh që janë sinonim i mbishkrimit të Elvanës, koment të cilin e fshiu shpejt por jo aq sa të kapet nga fansat, të cilët menjëherë filluan pyetjet dhe aludimet se mes tyre po vjen një bashkëpunim.

Nuk dihet ende nëse dyshja po vijnë me këngë dhe pse u pendua Ylli për komentin e bërë./afterparty.al