Getoari feston ditëlindjen, Marina zgjedh fjalët më ROMANTIKE për njeriun e zemrës

Getoar Selimi sot feston ditëlindjen e tij të 39-të.

Që në orët e para të 3 korrikut nuk kanë munguar urimet e shumta nga familja, miqtë e fansat por padyshim ai që më së shumti ra në sy është urimi i Marinës, i cili nuk mund të ishte më romantik se kaq.

“Jam shumë e lumtur që kam një burrë si ti. Çdo ditë është një dhuratë dhe më pëlqen që t’i kalojmë së bashku. Gëzuar ditëlindjen dhe dije se të dua më shumë se kurrë”, ka shkruar Marina.

Marina dhe Geti janë nga çiftet më të pëlqyera shqiptare, dashuria e të cilëve është kurorëzuar me martesë katër vite më parë./afterparty.al