Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në fillim të Marsit. Ata mirëpritën një vajzë me emrin Bota, dhe që prej asaj kohe ata nuk i kanë kursyer momentet e adhurueshme me ndjekësit në rrjete sociale. Elita është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj.

Elita Rudi feston sot 28 vjetorin. Ditëlindjen, moderatorja bukuroshe ka zgjedhur t’a festojë në Turqi së bashku me bashkëshortin Gjikon dhe dy fëmijët e tyre, Zërin dhe Botën. Ashtu siç kanë treguar edhe në Instagram, ata kanë udhëtuar me jaht nëpër Stamboll, ku Elita ka marrë si dhuratë nga Gjiko një tortë shumë të veçantë, ku prezantuesja kosovare shfaqet me dy të vegjlit e saj dhe me një girë palestre në dorë. “Gëzuar ditëlindjen grua e fortë”, shkruhet mbi tortë, ndërsa me mbishkrim krahas fotos i ka emocionuar të gjithë.
“Urime ditëlindja gruja jem! Ti ma bone jetën e ombël, mi dhurove dy engjëj, ti sakrifikove çdo gjë për ne. Ti na bone prioritet ne jetën tënde. E gjithë çfarë dua të bëj është që të plakem bashkë me ty”, shkruan reperi.

