Wow! Kur kupton se Cristiano fiton nga INSTAGRAMI më shumë se nga paga e Juventus, futbollisti thyen këtë REKORD!

Cristiano Ronaldo është padyshim një ndër futbollistët më të mirë të historisë së futbollit, madje ka edhe nga ata që e quajnë më të mirin.

Ai momentalisht është duke marrë pjesë në kampionatin Europin me Portugalinë, ku në ndeshjen e parë kundër Hungarisë shënoi dy gola duke u bërë shënuesi më i mirë në histori të këtij kompeticioni.

Sa i përket imazhit gjithashtu është një ndër futbollistët më të kuruar dhe më të ndjekur në botë.

Ai si duket si të thyejë vetëm rekorde dhe tani është bërë personi i parë që arriti 300 milionë ndjekës në “Instagram”.

Duke iu referuar një studimi të vitit të kaluar thuhet se çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e Ronaldo-s vlen pothuajse 900.000 euro. Të ardhurat e tij arritën në 48 milionë euro vetëm për fotot e ngarkuara në rrjetin social të lartpërmendur, një shumë që e tejkalon pagën e tij të Juventusi-t.