Teksa të gjithë janë të bindur se u ndanë, REAGON Ola! Ka dy fjalë për Muratin!

Pas përfundimit të programit Ola dhe Murati nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi, fansat vunë re edhe se Ola ndodhej me pushime por jo me Muratin. Ajo gjithashtu postoi në TikTok një video me këngën e Elvana Gjatës “Loti”, duke nxitur kështu aludimet se ata nuk janë më bashkë. Teksa asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht rreth kësaj.


Megjithatë, Ola ka zgjedhur t’i japë fund këtyre zërave, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo ka postuar një foto në Instastory nga puna e Muratit, duke shkruar krah saj “Ku je bebushi?”. Në këtë mënyrë ajo u ka dhënë përgjigje gjithë pyetjeve të fansave. Mesa dimë ne, ata ende nuk kanë udhëtuar drejt Turqisë. A do ndodhë kjo së shpejti? Mbetet për tu parë.