Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Ata pak ditë më parë kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën sikurse kishin treguar më parë e kanë quajtur Alina. Lajmin e bukur e dha vetë aktori turk përmes një statusi në Instastory, ku shprehej shumë i lumtur.
Por sot të dy janë rikthyer për të postuar foton e parë të Alinës, e cila shfaqet duke fjetur në kraharorin e të atit.

Almeda dhe Tolga bëjnë shaka me njëri-tjetrin duke shkruar se vajzën e ka lindur Tolga.
“Po, Alinën e linda unë”, shkruan Tolga. “Ooo zoti Tolgahan urime, lindje natyrale apo me prerje cezariane?”-ia kthen Almeda me humor.

