Adriana Matoshi duket se po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Aktorja kosovare para pak kohësh u fejua me futbollistin 20 vite më të ri Keith Groeneveld, pasi ai i propozoi në Instagram “në sy” të të gjithëve.
Dyshja janë aq të mbushur me dashuri sa që nuk i kursejnë deklaratat për njëri-tjetrin.
Së fundmi, Keith është ai i cili përmes një imazhi të publikuar në Instagram e ka përkëdhelur Adrianën me fjalët “dashuria ime”. Adriana shihet teksa ka vendosur kokën e saj në krah të Keithit dhe të dy duken si dy zogj të dashuruar.

