Pak javë më parë, Luana Vjollca zbuloi për 2 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga prapaskenat e projektit të ri. Ajo publikoi në rrjetin social disa video e foto nga xhirimet që po zhvillonte me ekipin e saj në një qytet bregdetar të Shqipërisë.

Teksa të gjithë mezi po presin këngën “1 Mijë vjet”, duket se Luana rezervoka vërtet surpriza pasi nëpërmjet një “insta-story” ajo na tregon se një nga ëndrrat e saj po bëhet realitet.
“Një ëndërr po bëhet realitet”- ka shkruar ajo krah fotos, por pa zbuluar se çfarë bëhet fjalë. Në postimin në fjalë shihet se ndodhet në det dhe e rrethuar me kamera, por për të parë se çfarë ëndrre ka bërë realitet duhet të presim edhe pak.
Kujtojmë se pak ditë më parë Luana na surprizoi nga bashkëpunimi me brandin botëror Philipp Plein, ku duhet të presim edhe pak për të zbuluar surprizën e vërtetë mes tyre. (Lexo këtu)

