Enca sapo na prezantoi partnerin dhe ai është ish-konkurrenti i “Për’puthen”? Ja FOTOJA që “çmendi” rrjetin!

Enca është një nga këngëtaret më të spikatura të estradës sonë. Këngëtaren gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë në qendër të vëmendjes së mediave, ku shpesh ndan me ndjekësit të rejat e fundit.

Këngëtarja pak më parë i ka surprizuar të gjithë me një postim në Instagram ku shfaqet duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar pasi në foto shfaqet vetëm me shpinë, por duket mjaft i palestruar.

Enca shfaqet me gjuhën jashtë, sytë e mbyllur dhe mjaft e entuziasmuar. Nuk dihet ende se kush mund të jetë mashkulli që ka në krah, mirëpo ndjekësit e kanë një emër në mendje.

Ata mendojnë se mund të jetë Bearti i ‘Përputhen’. Nëse Enca ka zgjedhur Beartin për klip mbetet të për tu parë, po nëse ai është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën, çdo themi më pas? Jemi në pritje!