Para pak ditësh Tea u rikthye në program me një intervistë rreth ndarjes së saj me Beartin dhe raportet me Andin.
Tea e ka pranuar se ka qenë një lojë dhe ka kërkuar falje, por ndërkohë ajo ka theksuar se në këtë lojë nuk ishte e vetme por së bashku me Andin, për këtë arsye ajo thotë se ndihet e zhgënjyer nga Andi për mënyrën se si ai reagoi pas gjithë skandalit, duke u tërhequr dhe duke ia lënë të gjithë peshën e fajit asaj.
Ajo ka rrëfyer gjithashtu se Andi ka qenë në një lidhje me një vajzë tjetër gjatë kohës që po mashtronte publikun dhe produksionin njëkohësisht duke u deklaruar për Tean.

Ajo nuk e ka thënë emrin e vajzës, por dyshimet janë të forta për Melisën. Kjo e fundit madje reagoi me një postim në InstaStory, ku ka shpërndarë një shprehje e cila shkruan:
“Zemra ime është shumë e lodhur”.

Si duket, Melisa është lodhur me shpjegime dhe së fundmi ka mbyllur dhe llogarinë e saj në “Instagram” dhe këtë gjë e kss was shprehur shpesh herë.
Por reagimet vazhdojnë edhe nga Andi i cili e ka paralajmëruar se shumë shpejt do të japë edhe ai versonin e tij.
“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…
Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh.
Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim…
Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, ka shkruar Andi.

