Duket si tjetër njeri, më në fund shoku i ngushtë i Zac Efron flet për fytyrën e tij!

Zac Efron i shokoi të gjithë fansat e tij në Twitter pak ditë më parë në promovimin e “Earth Musical Day”.

Në video të gjithë u fokusuan te pamja e aktorit. Ylli i “High School Musical” dukej si tjetër njeri dhe ndjekësit nisën të aludojnë se ai ka kryer një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale në fytyrë.

Çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fytyrën e tij? Kyle Sandilands, miku më i mirë i Efron, tha se nuk ka asnjë mundësi që Zac të ketë bërë ndërhyrje fshehurazi. “Unë do ta dija nëse do të kishte bërë ndonjë operacion plastik”, tha ai për mediat e huaja.

Një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn, shpjegoi gjithashtu disa ditë më parë se çfarë mund të ketl ndodhur me fytyrën e aktorit. Sipas tij, Zac nuk ka kryer operacione estetike por ka bërë thjesht një ndërhyrje dentare që i ka shkaktuar fryrje. /Afterparty.al