Në një lidhje tjetër pas ndarjes nga Tea? Bearti jep përgjigjen që nuk pritej: Ja si ndihet!

Tea dhe Bearti i kanë dhëne fund lidhjes së tyre pas disa muajsh së bashku dhe këtë e kanë bërë tashmë publike duke shpjeguar secili motivin e ndarjes.

Ndërkohë secili është duke vazhduar jetën e vet dhe i shohim teksa ndajnë me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Mirëpo fansat tani janë kuriozë nëse Bearti ka nisur ndonjë lidhje të re pas ndarjes dhe përgjigjen e ka dhënë vetë ai teksa ka vendosur të bashkëbisedojë me fansat në Instagram.

“JO” u shpreh ai, duke zbuluar se nuk është në një lidhje tani dhe se tani është në paqe me veten.


Ndërsa më pas ka shpërndarë një shprehje ku thuhet:  “Ti je një person i rrezikshëm nëse i kalon problemet i vetëm dhe kthehesh më mirë se më parë”.