Na e fiksoi tashmë! Kida ndan një pjesë të këngës së re, zbulon edhe detaje të reja

Ashtu siç edhe lajmëruan pak kohë më parë nga Dubai, Kida dhe Samra do të sjellin së shpejti një projekt muzikor. Ndërkohë që fansat janë në pritje të bashkëpunimit të dyshes, këngëtarja 23 vjeçare ka publikuar një pjesë të këngës.

Ajo ka ndarë një video në Instagram ku shfaqet duke kënduar e kërcyer në makinë një fragment të projektit. Kënga mesa duket do të mbajë titullin “Lila”.

“Lila 21”, shkruan ajo në postimin ku ka bërë tag reperin gjerman.

Një ditë më parë artistët kanë publikuar një story të shkurtër nga videoklipi, ku Kida shfaqet shumë seksi , teksa hipën në një makinë luksoze.

Bashkëpunimi me Samra-n nuk do të jetë i vetmi për këngëtaren kosovare pasi sipas “Prive” ajo ka bashkuar forcat për një projekt muzikor me mikun e saj, Ledri Vula.

 

79D2E2D5-D0FB-4ECB-AD97-27859CFC7864View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)