Në shkurt të këtij viti Jonida Maliqi konfirmoi se është single duke shuar kështu të gjitha dyshimet nëse ishte apo jo ende në një lidhje me aktorin Romeo Veshaj.
Në po të njëjtën kohë nisën edhe thashethemet se 25 vjeçari pas ndarjes me këngëtaren, kishte nisur një romancë me vajzën e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia.
Pavarësisht se gjatë kësaj periudhe ka pasur pafund lajmë në portale se dyshja ishin çift dhe fansat kapnin detaje që vërtetonin marrëdhënien e tyre, ata vetë nuk e konfirmuan asnjëherë.

Mirëpo, ndjekësit kanë vënë re një detaj mjaft të veçantë në këmbën e Aleksias, tatuazhin e saj.
Vlen të përmendim se ishte vetë Aleksia ajo që e postoi imazhin ku shihet tatuazhi i saj me shkronjën “R” dhe të gjithë po flasin se me siguri i dedikohet, Romeos. Po ju mendoni njësoj?

