Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar të Zvicrës Erjona Sulejmani shpesh herë poston foto provokuese ne rrjetet sociale. Duke qënë se ajo është me pushime, foto të tilla nuk kanë si të mungojnë.
Por ajo nuk ndodhet vetëm me pushime! Personi i cili po e shoqëron është shumë i njohur dhe bëhet fjalë për protagonistin e “Uomini e donne”, Alessandro Basciano.

Dyshja ka nisur një romancë e cila ka marrë jo pak vëmendje nga mediat italiane, të cilat gjithashtu kanë deklaruar se çifti është fejuar.
Për të pohuar këto lajme, Erjona dhe Alessandro ndanë foto seksi nga pushimet së bashku, duke konfirmuar për të gjithë kuriozët fejesën e tyre.
![]()
Kujtojmë se ndarja e Erjona Sulejmanit me futbollistin e njohur Blerim Xhemaili ishte një ndër ngjarjet më të bujshme, pasi pasoi me një sërë akuzash nga Erjona për ish-partnerin e saj. Ajo e tha troç se Blerimi nuk e kënaqte në shtrat dhe u shpreh e sigurt se çdo partnere futbollisti e kishte një problem të tillë.
