Bënë lëmsh të gjithë me “bebin” e dytë dhe konfirmuan ribashkimin, MOZZIK-ut dhe Loredanës iu ndodh e PAPRITURA!

Në pak ditë që nga publikimi i bashkëpunimit të Loredanës me Mozzik që mban titullin “Rosenkrieg”, çifti po korrin suksese të jashtëzakonshme. Kënga është renditur e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”.

Lajmin e bëri të ditur vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke ndarë edhe një shkrim si mirënjohje për të gjithë mbështetjen.

“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si një vogëlush kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, shkruan reperi në postimin e tij.