Kim Kardashian është njëra nga personazhet më të ndjekura në tërë botën në rrjetin social Instragram.
Ylli i reality show “KUWK” ka arritur një numër jashtëzakonisht të lartë të ndjekësve prej 225 milionë.
Këtë e ka zbuluar vet Kim përmes një postimi duke falenderuar ndjekësit e saj, të cilët i ka qerasur me disa fotografi të nxehta ku shihet vetëm me bikini gjersa merr rreze dielli.

Kim si gjithmonë merr vëmendje të madhe me pozat joshëse dhe format trupore që gëzon.

Kujtojmë se ditëve të fundit Kardashian ishte pjesë e lajmeve edhe sa i përket rënies nga provimi i avokatisë, duke qëndruar akoma larg ëndrrës për t’u bërë avokate.
Kur kjo gjë të ndodhë një ditë Kim padyshim do të jetë avokatja më seksi në botë./AfterParty.al
