Kishit dyshime? Bashkëpunimi i Tayna-s dhe Azet jo vetëm që është i sigurt, por e ka edhe një datë publikimi!

Padyshim kjo është vera e bashkëpunimeve muzikore!  Artistët shqiptarë po bashkojnë forcat jo vetëm me këngëtarët e showbizit tonë por edhe me ata të huaj.

Së fundmi mësohet Tayna do të sjellë një projekt me reperin shqiptar me famë të madhe në Europë, Azet. Menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ai që dha lajmin e mirë, pasi shpërndau në InstaStory një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët po bashkojnë forcat për një bashkëpunim mes tyre.


E mesa duket ky bashkëpunim do të vijë më shpejt nga se e prisnim pasi dy reperët e njohur më në fund do të publikojnë duetin e tyre.

Menaxheri i Taynës së fundmi ka ripostuar një foto ku shkruhej se dueti i Azet dhe reperes do të publikohet më 4 qershor.

Është bërë e ditur tashmë se kanë përfunduar xhirimet e klipit muzikor dhe padyshim kënga do të jetë një hit veror.