Shumë yje ndërkombëtarë kanë ndjekur në instagram “showgirl”-in shqiptar Luana Vjollca.

Nga Lele Pons, Guaynaa, T-Pain, Topic I HIT-it “Breaking Me” e shumë artistë me të cilët edhe ka bashkëpunuar, kanë ndjekur moderatoren e njohur shqiptare në Instagram. Tani listës i shtohet edhe një tjetër artist me famë botërore dhe e dini dot për kë bëhet fjalë?
Dora vetë TIMBALAND! Nëse bën një xhiro nga llogaria e Instagramit të tij do shihni se ai ndjek Luanën, por ka një problem! Luana (nëse po na lexon, vëmendje!) nuk i ka bërë “follow back” dhe kjo është e “pafalshme”!

Kujtojmë se Timbaland është autor i shumë HIT-eve si “The Way I Are”, “Morning after dark” ft Nelly Furtado, “Apologies” ft OneRepublic, “Carry Out” ft Justin Timberlake e shumë e shumë hite të tjera. Kështu që ne i themi Luanës, mirë do ishte t’i bënte follow back se “rob i mirë” është edhe Timbaland!/afterparty.al


