Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë rikthyer bashkë, 17 vite pas ndarjes. Burime pranë tyre kanë konfirmuar lajmin për “In Touch Weekly” duke shtuar se marrëdhënia e çiftit po ecën me ritme të shpejta dhe se ata janë më të lumtur se kurrë.“Ben dhe Jen nuk po humbin kohë. Në të vërtetë, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Janë përsëri në një romancë dhe po e vazhdojnë marrdhënien e tyre aty ku u ndalën.”, tha burimi.
“Shanset e dyta janë të rralla për t’u arritur dhe çifti e mori një të tillë. Kjo është arsyeja pse ata po ecin më shpejt në raportin e tyre. Ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për t’u njohur përsëri,” vazhdon ai.
Affleck, 48 vjeç dhe Lopez, 51 vjeç, filluan të takoheshin në 2002 por i dhanë fund fejesës në vitin 2004. Thashethemet se janë rikthyer sërish bashkë pas kaq shumë kohësh nisën pasi Jennifer Lopez i dha fund fejesës me Alex Rodriguez. /Afterparty.al
