Elvana Gjata është padiskutim një ndër këngëtaret më të preferuara nga publiku shqiptar. Ndonëse nuk është shumë aktive në rrjetet sociale apo edhe në muzikë, fansat e saj e ndjekin vazhdimisht pasi duan të jenë të përditësuar me të rejat e fundit nga jeta e saj private dhe profesionale.
Këngëtarja ka vendosur së fundmi të ‘qerasi’ fansat me disa foto të bëra në verandën e saj. Nga sfondi nuk duket sikur ndodhet në Shqipëri dhe vendi ku ka zgjedhur të pushojë është një vend bregdetar.
E veshur me të kuqe me një bluzë të shkurtër të firmës ‘The North Face’, xhinse me bel të lartë dhe një pardesy të kuqe sipër, Elvana ka rrëmbyer shumë komente pozitive.
Gjëja që ka rrëmbyer më tepër vëmendjen është dhëmbi i floririt që Elvana ka vendosur. Qëllimi i vendosjes së dhembit të florinjtë është një akt spiritual që mendohet se mban të keqen larg dhe përfaqëson dritën, supremacinë dhe forcën sipas kulturës së Afrikës së Jugut. Por nuk e dimë arsyen e vërtetë që Elvana vendosi të bëjë këtë veprim, mbase thjesht dëshiron të ndjekë trendet e momentit.

