Don Phenom dhe partnerja e tij Anxhi zbuluan lidhjen mes tyre në prill të vitit të kaluar me postimin e një fotoje romantike së bashku.
Me datë 1 janar të këtij viti çifti u bënë prindër për herë të parë. Anxhi solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Troi.

Madje Don para disa javësh publikoi në rrjete sociale një foto pranë vogëlushit. Ata të dy janë veshur njëlloj, me një kostum sportiv në ngjyrë blu.

Ndjekësit kanë vënë në dukje se Troi është kopja e reperit. “Ne nuk kemi nevojë për filter”, ka shkruar ai krahas fotos.

Mirëpo sot është ditëlindja e reperit dhe Anxhi vendosi t’i bënte një urim mjaft të bukur dhe plot emocion.
“Gëzuar ditëlindjen babi”, shkruan ajo krahas fotos ku shihet Don duke shëtitur me Troin. Foto e siguruar nga afterparty.al tregon edhe anën tjetër të reperit, që përpos HIT-eve di shumë mirë të jetë dhe një baba shembullor! Urime Don Phenom!/afterparty.al/

