Wow! Enca nuk ia kursen vetes dhuratat luksoze, blen makinën e shtrenjtë (VIDEO)

Enca është një nga këngëtaret më të spikatura të estradës sonë. Këngëtaren gjithmonë jemi mësuar ta shikojmë në qendër të vëmendjes së mediave, ku shpesh ndan me ndjekësit të rejat e fundit.

Enca nuk kursehet aspak kur vjen puna për t’i bërë dhurata vetes. Nëpërmjet disa videove të postuara në “Instastory”, ajo ka zbuluar se ka blerë një makinë të re mjaft luksoze.

Makina luksoze dhe e shtrenjtë është tip “Range Rover” dhe këngëtarja është mjaft e lumtur. “Mirë se vjen në shtëpi i dashuri im i ri”, ka shkruar Enca krahas videove.