Që kur u bë nënë për herë të parë më 24 Prill, me ardhjen në jetë të vajzës së saj Nina, jeta e Arbenitës është bërë edhe më e bukur.
Në fillim, modelja 23 vjeçare nguroi të zbulonte portretin e vogëlushes në rrjete sociale por dje theu “premtimin” dhe na tregoi fytyrën e ëngjëllit të vogël.
Arbenita ka qenë aktive në Instagram jo vetëm duke publikuar për bebushen dhe jetën si prind i ri, por edhe duke postuar foto në shtrat të Feros.
Ajo ka ndarë herë pas here momente të reperit në krevat teksa ai flinte pranë saj. Duket se Ismajli nuk ka ndërmend të ndalet.
Sot ajo ka postuar në InstaStory foton më të ëmbël të babait të ri me të voglën Nina duke fjetur të dy në shtrat.“Gjumë gjatë gjithë kohës,” shkruan ylli i revistave.

