Kush e kishte menduar! Emma Stone zbulon këtë detaj të rëndësishëm për vajzën e saj

Emma Stone u bë nënë për herë të parë pasi solli në jetë fëmijën e saj me bashkëshortin Dave McCary. Lajmin e lindjes së bebushit e ka bërë të ditur para disa kohësh “TMZ” përmes burimeve pranë aktores së njohur.

Sipas medias, foshnja erdhi në jetë më 13 mars në Los Angeles teksa u bë e ditur edhe gjinia, një vajzë, shkruante “People”.

Së fundmi “TMZ” ka bërë të ditur emrin e vogëlushes që ka ardhur në jetë prej 2 muajsh.

Ajo quhet Louise Jean McCary dhe me këtë emër, aktorja zbuloi një detaj që ne nuk e dinim dhe vazhdoi një traditë familjare. Stone dhe nëna e saj, Krista, të dyja e kanë gjithashtu emrin e dytë Jean.