Pak ditë më parë, një foto e Loredanës me një beb në krahë bëri xhiron në rrjet. Fansat aluduan se çifti ishin bërë me një tjetër fëmijë, por thashethemet u hodhën poshtë shpejt pasi u zbulua se i vogli nuk ishte bebushi i tyre, por “protagonist” në klipin e ri të reperëve.

Ndërkohë burime për “Afterparty.al” kanë treguar ekskluzivisht se në videoklipin e artistëve nuk do jetë vetëm “jo-bebi” i tyre, por edhe një person shumë i shtrenjtë i Mozzik.
Bëhet fjalë për babain e tij dhe vjehrri i Loredanës, Gazmend Aliu. Ne tani mezi po e presim projektin dhe të gjithë albumin, i cili pritet të jetë “zjarr”!/Afterparty.al
