Prej kohësh aludohej se Graciano Tagani dhe Argjira Spanca ishin në një lidhje dhe bashkëjetonin. Megjithatë çifti nuk reagoi mbi lajmet, derisa e konfirmoi hapur romancën para 2 javësh në emisionin “E diell”.
Ndërkohë që publiku tashmë e di me siguri për raportin e tyre, prezantuesja kosovare mund të shprehet lirshëm për partnerin e saj.
Ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në “InstaStory” ku ka lejuar fansat që t’i bëjnë komente dhe pyetje.
“Lum Graciano që t’ka ty o rrushi i Kosovës”, i ka shkruar një ndër ndjekësit dhe ka qenë ky komenti që sipas Argjirës do të thotë gjithçka për marrëdhënien e tyre.
“Prej të gjithë atyre komenteve dhe mesazheve që kam marrë për Gracianon sot, ky komenti thotë gjithçka”, është shprehur moderatorja duke etiketuar balerinin. /Afterparty.al

