Tashmë në një lidhje dashurie, zbulohet kush është vajza brune që i “rrëmbeu” zemrën Rinianit!

Rinian Leka e gjeti dashurinë pikërisht kur doli nga “Për’puthen”, megjithëse ishte ky qëllimi pse ai hyri në program. Ish-konkurrenti konfirmoi romancën e re pak ditë më parë në emisionin “Shqipëria LIVE”. Ai tha se e dashura e tij e re nuk ishte një vajzë nga “Për’puthen”.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, tha Riniani, duke u shprehur se është shumë i lumtur.

Mbrëmjen e djeshme ish-konkurrentët së bashku me stafin e “Përputhen”, festuan mbarimin e programit me një festë gjigante ku ishte edhe Riniani me partneren e tij.

Gazetari Ervin Kurti publikoi një foto të çiftit duke treguar se kjo është vajza që i ka marrë zemrën Rinianit.