Shqipja u rikthye në “Përputhen” pas kaq kohësh dhe pati një përballje me Tean e disa deklarata të forta. Por shumë vëmendje mori edhe deklarata që dha mbi jetën e saj personale. Ish-konkurrentja nuk është më beqare.
E pyetur nga Bora nëse ka nisur ndonjë lidhje, Shqipja u vendos në siklet e më pas pranoi se po njeh dikë.
Bora: Vazhdon të jesh single apo…?
Shqipja: Uaa ça sikleti!
Tea: Po thuaj po ose jo, s’ka nevojë të tregosh emra.
Shqipja: Jam në një njohje
Tea: Mbarë ishalla, mos paç fatin tim!
Bora: Ok, qenka e lidhur.

Por ai që e nxorri edhe më zbuluar ishte Arjan Konomi i cili duket se di diçka! Ai shkruajti në një foto krah Shqipes kështu:
“Shqipja e qetë dhe e qeshur. Mos vallë ka rënë në ndonjë usta? Po çfarë ustai do jetë?”
Ndërsa Shqipja nuk e la pa përgjigje: “Hahaha Arjan Konomi; nuk të shpëton gjë!”, u shpreh ajo duke na lënë të kuptojmë se vërtet ka rënë në një “usta”.

Të jetë ky “usta” Fationi? Dyshja u shfaqën shumë të afërt në festën e programit. Nuk dimë të themi gjë, por ku i dihet se dyshja shpesh herë na kanë ngacmuar për marrëdhënien e tyre./afterparty.al

