“Sa e ke natën?” Enca nuk ja kursen përgjigjen ndjekësit: “Paratë mund të më blejnë…”

Enca sot ka qenë mjaft aktive në Instagram, ku ka biseduar me ndjekësit e saj. Si fillim këngëtarja seksi e nisi me “dashurinë”, ku postoi një status: “Sa mirë është kur nuk je i dashuruar!”. Madje për këtë mori edhe mbështetjen e fansave dhe la të nënkuptohej se mund t’i kishin thyer zemrën.

Ndërkohë, ylli i muzikës publikoi edhe një mesazh që i kishte ardhur në “dm” në rrjetin social.“Sa e ke natën kot me t’pyt”, i shkruan një ndjekës Encës.

Këngëtarja 25 vjeçare nuk ja ka kursyer përgjgjen me ironi:“Sa gjithë yjet e botës”.

Më pas, teksa ka ndarë këtë bisedë në InstaStory, ajo shkruan: “Ju lutem mos më bëni pyetje idiote.Paratë nuk mund të më blejnë mua. Por mund të më blejnë një diamante të mirë”. /Afterparty.al