Fituesi i “Eurovision” konsumoi lëndë narkotike LIVE? Dalin rezultatet e testit të drogës, zgjidhet misteri!

Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision, por ajo që po bën bujë në media, më shumë sesa fituesi, është një video, ku dyshohet se lideri i grupit konsumonte kokainë. Pamjet pushtuan rrjetet sociale dhe shkaktuan mjaft debate.

Megjithatë duket se misteri është zgjidhur. Sipas rezultateve të testit të drogës, këngëtari i grupit nuk ka konsumuar kokainë gjatë finales së spektaklit.

Pamjet tregonin se si Damiano David përkulej mbi tavolinë dhe konsumonte lëndën narkotike, por ky i fundit e mohoi këtë gjë. Kujtojmë se ai sqaroi çdo gjë gjatë një konference për shtyp. Ai tha se një nga anëtarët e grupit (kitaristi) kishte thyer një shishe dhe ai kishte hequr një xham. “Thomas theu një shishe… unë nuk përdor drogë, ju lutem, mos e thoni këtë gjë. Mos e thoni këtë gjë realisht. Jo kokainë ju lutem, mos e thoni këtë gjë”, u shpreh këngëtari.

Italia fitoi Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga “Maneskin” me këngën rock “Zitti e Buoni”. Grupi u shpall fitues vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total në 524 pikë. /Afterparty.al