U kap MAT me të dashurën në aeroport, ja surpriza e Rinianit para të gjithëve…

Rinian Leka e gjeti dashurinë pikërisht kur doli nga “Për’puthen”, megjithëse ishte ky qëllimi pse ai hyri në program. Ish-konkurrenti konfirmoi romancën e re pak ditë më parë në emisionin “Shqipëria LIVE”. Ai tha se e dashura e tij e re nuk ishte një vajzë nga “Për’puthen”.

Ndërkohë që kurioziteti për të zbuluar më shumë për partneren e tij të re sa vjen e shtohet në rrjet nisën të qarkullonin foto ku ish-konkurrenti i programit të dashurisë është kapur “mat” me të në momente intime.Çifti është fotografuar në aeroportin “Nënë Tereza” duke u puthur.

Por nuk ishte vetëm kaq! Në “Afterparty.al” kanë mbërritur edhe dy video nga momentet romantike në aeroport të dyshes. Riniani e ka surprizuar të dashurën brune me lule dhe tollumbaca në formë zemre! /Afterparty.al