Nuk ka komplekse, Melinda Ademi ekspozon trupin pa “pikë” filtri!

Melinda Ademi është një nga femrat më seksi të showbizit shqiptar e kosovar. Përveçse në videoklipe, edhe në rrjete sociale reperja tërheq gjithmonë vëmendje me pamjen dhe fotot e saj sensuale.

Këtë herë, bukuroshja 25 vjeçare ka vendosur të ekspozojë format e saj trupore pa “pikë” filtri. Ajo ka postuar foto e video në InstaStory duke treguar fizikun e saj me bikini siç është pa përdorur Photoshop apo efekte siç bëjnë një pjesë e konsiderueshme e personazheve të njohur dhe mund të themi me plot gojën që duket mahnitëse!

Kujtojmë se projekti i fundit i yllit të muzikës qshtë kënga me videoklip “Mëkatare” e lançuar rreth pesë muaj më parë, e ndërkohë fansat e saj janë në pritje të projekteve verore të Melindës. /Afterparty.al