Sapo pranoi që i kanë thyer zemrën?! Enca: “Kur nuk je i dashuruar…”

Enca Haxhia është një nga këngëtarët më të suksesshmë shqiptare, e cila përveç talentit në muzikë dhe pamjes së jashtme, është vlerësuar gjithashtu edhe për lirshmërinë dhe faktin që është pa komplekse.

Bukuroshja 25 vjeçare zhvillon shpesh herë bashkëbisedime tepër të sinqerta edhe me ndjekësit në Instagram. Këtë herë ajo ka thënë troç përmes një Instastory: “Sa mirë është kur nuk je i dashuruar!”.
Mos ndoshta sapo rrëfeu para fansave se dikush i ka thyer zemrën, e tani që është single ndjehet shumë herë më mirë se sa po të ishte në një lidhje?! Duket se ylli i muzikës është nisur nga një eksperiencë personale teksa ka postuar këtë status.

Më pas, ajo pyet fansat nëse është “më rehat” pa dashuri, apo i/e dashuruar. Dhe duket se ata e kanë mbështetur, pasi pjesa më e madhe kanë votuar “Rehat pa dashni”.

Enca ka ndarë edhe një fragment nga klipi i hitit të saj “Ciao”, ku teksti i këngës thotë “Kena tonat po nuk kena dashni”. E për ta mbyllur, këngëtarja shkruan: “Me rëndësi të dashurojmë veten çdo ditë e më shumë”.Çfarë ka ndodhur në jetën personale të Encës që ajo ka postuar kaq shumë mbi ketë temë?! Mbetet për t’u parë! /Afterparty.al