Sara ti je?! Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk njihet në këtë foto…

Sara Malaj është një nga vajzat që bëri më shumë bujë në “Për’puthen”. Nga zënkat e debatet me konkurrentët e deri tek disa nga raportet e flirt-et që krijoi në program, e reja bukuroshe do të mbahet mend gjatë.

Edhe me përfundimin e sezonit të parë të emisionit, Sara ka qëndruar në vëmendjen e publikut, sidomos në rrjete sociale.

Së fundmi, 23 vjeçarja ka postuar një foto në Instagram ku na ka bërë të fërkojmë sytë. Ish-konkurrentja nuk njihet fare pasi shfaqet me flokë të gjatë dhe me një tonalitet më të errët të biondes. Në foto, ajo ka pozuar me syze dielli, dhe e vetmja mënyra për ta konfirmuar që është Sara është përmes tatuazheve të saj. Megjithatë, duhet thënë se duket mahnitëse!

Kujtojmë se dje, ajo dhe Atdheun ishin të ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku folën më tepër mbi marrëdhënien e tyre duke konfirmuar se janë ende në fazën e njohjes. /Afterparty.al