Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld padyshim që po jetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre duke shijuar romancën me njëri-tjetrin. Çifti duket tepër i dashuruar, e madje së fundmi futbollisti 21 vjeçar ka surprizuar aktoren kosovare në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” duke rikrijuar takimin e parë që ata kanë pasur e duke kënduar një këngë LIVE për të, ndërkohë që 41 vjeçarja mendonte se ai ishte në Belgjikë.
Vetëm pak momente më parë, ylli i kinematografisë ka publikuar një foto “paparacësh” të saj me Keith.
Dyshja duket sikur nuk e ka pasur aspak mendjen dhe nuk dihet se kush e ka shkrepur fotografinë dhe i ka kapur “mat” duke ecur të dy dorë për dore në rrugë.
Foton e ëmbël, aktorja e ka ndarë në Instagram dhe shkruan: “Nëse doni një grua te bukur në krah,bëjeni të ndihet mirë,sepse gratë e lumtura janë gjithmonë të bukura!”
Dhe siç e shohim në postim, çifti duket më i lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit! /Afterparty.al

