Aleksander Gjoka u arrestua dje për herë të dytë! Këngëtari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe si pasojë u përfshi në një aksident rrugor në zonën e Farkës. U raportua gjithashtu se ylli i muzikës
mori lëndime. Ai u shtrua te spitali i Traumës, për shkak të plagëve të marra në aksident.
Ndërkohë që ka kaluar vetëm një ditë nga arrestimi i tij, Gjoka ka dalë sot përpara gjykatës, që ka vendosur masën “arrest shtëpie” për këngëtarin.
Ky është vendimi i gjyqtarit Artan Gjermani për këngëtarin e njohur, i cili rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Herën e parë Aleksandër Gjoka është arrestuar më 23 dhjetor të vitit 2019 në zonën e Parlamentit, pasi njësoj si këtë herë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur./ Afterparty.al
