Samir Selimi, i njohur ndryshe në industrinë e muzikës si S4MM, është një nga reperët që arriti të depërtonte shpejt në treg. Ndërkohë që nuk ka shumë vite që 27 vjeçari është bërë i njohur për publikun shqiptar e kosovar, ai ka marrë shumë DISS-e përgjatë karrierës së tij, ashtu siç edhe ka bërë vet për artistë të tjerë.
Kohët e fundit duket se “thumbat” në projekte muzikore ndaj tij e kanë shqetësuar S4MM.
Ai ka “shpërthyer” përmes një statusi në Instastory ku shkruan se ende nuk e ka kuptuar se çfarë i ka bërë personave që i kanë kushtuar atij “DISS”, dhe thekson që çfarëdo t’i kishte bërë ja ka bërë mirë, madje do ja bëntë dy herë më shumë!
“Se di çfarë ju kam bërë atyre që më kan bërë diss. Po çfarë t’ju kisha bërë, mirë e kanë tani edhe dy herë më shumë jua bëj!” shkruan ai.
Pyetja që na vjen të gjithëve në mendje është: Me ke e kishte reperi?! /Afterparty.al

