Nuk ka mundësi! Arbenita na tregon trupin 2 javë pas lindjes dhe na la pa fjalë…

Arbenita Ismajli dhe Fero u bënë prindër për herë të parë më 24 Prill me ardhjen në jetë të vajzës Nina. Ndërkohë që çifti i famshëm nuk ka publikuar ende një portret të vogëlushes, modelja 23 vjeçarja i ka kursyer gjithashtu fotot e trupit të saj pas lindjes…deri më sot!

Ylli i pasarelave ka ndarë në Instastory një fotografi të shkrepur 2 javë pasi solli në jetë vajzën dhe na ka lënë të gjithëve pa fjalë.

Arbenita ka pozuar me një jumpsuit të ngushtë e ulur në divan dhe duket mahnitëse. Barku duket tepër në formë sikur të mos kishte aq pak që kishte lindur një bebushe.

Kujtojmë se në të njëjtën ditë që i dha fund pritjes së ëmbël, ajo humbi edhe babain për shkak se ai nuk arriti të fitonte betejen më COVId-19. /Afterparty.al