Mbrëmjen e sotme po mbahet nata finale e “Eurovision 2021”. Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri performoi e dyta këngën e titulluar “Karma”.

Ajo këndoi në shqip duke elektrizuar skenën me vokalin e saj. Në fund të performancës spektatorët u çuan në këmbë për ta duartrokitur, ndërkohë që këngëtarja u shpreh “Faleminderit shumë!”.
View this post on Instagram
Një mbështetje të madhe këngëtares Anxhela Peristeri i ka dhënë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila ka përfaqësuar më herët Qipron në Eurovision dhe u rendit në vendin e dytë.
Ajo ka ndarë në InstaStory me të gjithë ndjekësit e saj foton e Peristerit, duke i uruar suksese në finale.

