Sezonit të parë të “Për’puthen” i erdhi fundi. Sot në puntatën përmbyllëse merren përgjigjet përfundimtare për të gjitha ato ngjarje që kanë mbetur ende pezull.
Aristela ka qenë konkurrentja e parë që ka sqaruar çdo dilemë. Edhe pse Princi ishte deklaruar për të prej kohësh, kjo e fundit ka vendosur të dalë e vetme nga “Përputhen” duke e refuzuar të riun para të gjithëve.
Përballja e fundit mes Aristelës dhe Princit:
Aristela: Kanë ndodhur disa gjëra, pengesa ndoshta. Edhe mund të jem nxituar, do doja të kërkoja ty ndjesë dhe Blerimit. Kam menduar në fillim që nuk do kishim kështu stresesh.
Princi: Filluam aq bukur. Ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Të besoj që je ndikuar, sepse pëlqej atë Aristelën që është e matur, e zgjuar dhe me vjen keq që u ndikuam të dy nga disa situata. Më vjen mirë që në fund fare jemi duke i qeshur njëri tjetrit. Personalisht nuk e ndjej më këtë stuhinë. Do doja të bënim një pauzë.
Aristela: Ne kemi bërë pauzë!
Princi: Ndoshta do na bëjë mirë mos ta shikojmë njëri tjetrin për një farë kohe dhe kjo do na tregojë sa do pëlqejmë njëri tjetrin.
Aristela: Unë e kam pëlqimin për ty, por ndoshta situata që kanë ndodhur të më bëjnë mua të mendoj se jam nxituar pak. Kam pëlqimin po s’kam ndjenjat e forta. Do ketë një dritare të hapur për Princin, por nuk kam ato ndjenjat e forta. Do dalim vetëm nga programi!
Ndërkohë, pasi bukuroshja bionde i tha “Jo”, Princi u shpreh “i lënduar”.
“Herën e fundit nuk kam folur për shumë arsye, primarja ka qenë që në një farë mënyrë ndihesha shumë i lënduar nga Aristela dhe thjesht doja që të mbyllej si çështje, po përsëritej e njëjta skenë. Të mbyllej ajo temë diskutimi, sepse Aristela godiste te e njëjta situata, edhe më lëndoi shumë,” tha ai. /Afterparty.al
